Të gjitha repartet për punë administrative në MPB sot dhe nesër, do të punojnë dhe do të japin letër njoftime për qytetarët, dhe atë pa termine.
Të gjitha kërkesat për lëshimin e letërnjoftimeve, do të miratohen aty për aty në të gjitha departmentet rajonale të MPB-së.

Kërkesat për letërnjoftime urgjente do të pranohen urgjentisht sot deri më ora 16:30.

Menjëherë pas pranimit të dokumenteve për aplikim për letërnjoftim, Reparti për informatikë do ti përpunojë dhe dorëzojë deri tek sektori përkatës për distribuim në kohë deri tek Reparti për punë administrative.

Nesër, në ditën e zgjedhjeve, repartet do të punojnë vetëm për dhënien e letërnjoftimeve dhe atë gjatë periudhës prej ora 07:00 deri më 19:00.