Në Gjykatën Popullore sot është caktuar seancë e re gjyqësore për procesin gjyqësor kundër ish-kryetarit të Gjykatës Themelore Shkup-Shkup 1, Vlladimir Pançevski për padinë për Mobbing ndaj Goran Stamenkovski nga departamenti për burime njerëzore.

Në seancën e fundit, Pançevski nuk u paraqit në seancë. Sipas padisë, Pancçevski një periudhë të gjatë kohore e ka angazhuar Stamenkovskin në pozitat tjera të punës dhe e ka dënuar. Madje edhe moralisht dhe për të përmbushur normën që nuk ekziston në praktikën e gjykatës.

Përveç padisë për Mobbing, Stamenkovski ka dorëzuar edhe dy padi tjera kundër Pançevskit edhe atë për keqtrajtim në detyrë zyrtare dhe shkelje të barazisë.

Stamenovski në profilin e tij në Facebook, njofton Plusfinfo, ka shkruar se Pançevski i ka montuar edhe arrestimin me polici.