Njihet si ylli i muzikës popullore madje ajo vazhdon të sjellë këngë të reja të cilat marrin menjëherë epitetin e hitit, bëhet fjalë për këngëtaren e njohur, Shkurte Fejza.

Për të sot është një ditë e veçantë , kjo pasi këngëtarja feston ditëlindjen, shkruan IndeksOnline.

Në këtë ditë të veçantë padyshim që edhe urimet i mori të tillë, ndër këto urime ishte edhe ai i vajzës së saj, Gresa Behluli.

Ajo ka zgjedhur të publikoje një fotografi në rrjetet sociale duke ia bashkangjitur mbishkrimin: 

“Urime ditëlindjen e shtrenjta ime Nënë, ke qenë dhe do mbetesh gjithmonë model për mua. Të dua shume”, u shpreh Gresa e cila ka ndjekur hapat e nënës dhe tani është një këngëtare mjaft e dashur, por edhe mjaft e bukur./IndeksOnline/