Komisioni për çështje të rregullores së imunitetit dhe mandatit pritet që sot të debatojë për kërkesën e Gjykatës Penale për marrjen e imunitetit për gjashtë deputetë, të cilët Prokuroria i ngarkon për rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë së shtetit, ndërsa lidhur me dhunën në Kuvend më 27 prill, përcjell Fol.

Kërkesat nga gjykata dje kanë mbërritur në Kuvend, por pritej që kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi të kthehet nga udhëtimi në Suedi. Sipas rregullores së Kuvendit, Xhaferi duhet t’i përcjellë kërkesat deri te kryetari i Komisionit për çështje të rregullores së mandatit dhe imunitetit Pavle Bogoevski, i cili duhet të caktojë seancë në të cilën duhet të vendosë për to. Bogoevski dje paralajmëroi se seancë do të caktojë menjëherë sapo ta marrë njoftimin nga kryetari i Parlamentit.

Disa deputetë janë në mesin e 36 personave të cilët Prokuroria Themelore Publike po i ndjek për rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”, lidhur me ngjarjet e 27 prillit të këtij viti në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Policia me urdhër të PP-së dje në mëngjes e arrestoi ish-ministrin e Punëve të Brendshme dhe drejtor i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov. Përveç tij, janë arrestuar edhe deputetët të cilët i hapën dyert e Kuvendit, si dhe një pjesë e organizatorëve të protestave, Kërsto Mukovski, Sasho Vasilevski, Zhaklina Peshevska, si dhe ish-drejtori i OBM-së Igor Durllovski, aktorët Vllado Jovanovski dhe Boris Damovski, Bogdan Ilievski, Goran Angelov Qoseto të cilët janë vetëm një pjesë e të arrestuarve.

Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit informoi se është hapur procedurë hetuese kundër 36 personave të involvuar në ngjarjet e përgjakshme nga hyrja e dhunshme në Dhomën Ligjdhënëse.

“Pas shqyrtimit dhe analizës së materialit të grumbulluar dëshmues, PTHP për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit solli urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër 36 personave për shkak të dyshimit kryesor për vepër të kryer penale Rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë nga neni 313 i Kodit Penal”, thekson PTHP.

Чавков во суд

Çavkov gjatë ngjarjeve në prill udhëhiqte me shtabin operativ të MPB-së. Nga strukturat më të ulëta nga MPB ai u përmend se dy orë nuk ka dhënë urdhër për reagimin e policisë, me ç’rast e ka rrezikuar jetën e deputetëve dhe gazetarëve.

Të paktën dhjetë vite burg parashikon neni 313 nga Kodi Penal i RM-së për “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.

Burime gjyqësore njoftojnë se nevojitet të përfundojë marrja në pyetje e të gjithë 36 personave që të kumtohen masat e mëtejshme, por në qoftë se të gjithë 36 nuk nxirren para gjykatës atëherë autoritetet gjyqësore do të vendosin se si do të veprojnë lidhur me caktimin e masave të mëtejshme.

Груевски прес

Lideri i OBRM-PDUKM-së Nikolla Gruevski, ka kërkuar që menjëherë të lihen të lirë të gjithë personat e arrestuar.

“Kjo është ora e fundit kur duhet reaguar, për tu mbrojtur personat, për shkak se drejtësia është në anën tonë. Kjo është një luftë e popullit për shtetin e tij dhe qeverisë nga ana tjetër e cila po udhëheq këtë vend të uzurpuar. Zaevi dhe LSDM, ashpër po godasin ndaj të gjithë atyre të cilët mendojnë për Maqedoninë. Tanimë ligjet dhe kushtetuta nuk funksionojnë dhe mund të konstatojmë se ky shtet tanimë është i uzurpuar, dhe prandaj sot po shtrohet një rrugë për ndryshimin e emrit të Maqedonisë, gjuhës, historisë, dhe dygjuhësisë jo-kushtetuese. Sot jemi dëshmitar që po lëshohen në liri vrasës të fëmijëve të vegjël, siç është rasti i ‘Smilkovës’…”, tha lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski.

протест нападнати новинари

Pas thirrjes së tij dje pasdite para gjykatës filloi protestë, në të cilën u mblodhën rreth 150 persona, të cilët qetë protestuan, duke brohoritur “Maqedonia, Maqedonia” dhe “liri, liri” dhe kërkojnë që gjykata t’i lirojë të arrestuarit.

Kishte incidente më të vogla me ekipe të gazetarëve.

Обраќање Иванов

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov në fjalimin e mbrëmshëm deri te opinioni porositi se duhet të ketë përgjegjësi për ngjarjet e 27 prillit, por siç tha përgjegjësia nuk guxon të gjeneralizohet, duhet të respektohen të drejtat e njeriut dhe prezumcioni i pafajësisë dhe duhet pasur kujdes në kualifikimin e veprave penale.

“E kam mbështetur dhe mbështes nismën ‘Për një Maqedoni të përbashkët’. Pjesëmarrësit në të, qytetarët, të bashkuar e kanë demonstruar idenë për unitet dhe ata nuk guxojnë të trajtohen si shoqatë terroriste. Me revanshizëm dhe me demonstrim të forcës gjenerohet polarizimi. Bëj thirrje në urtësi dhe përgjegjësi të institucioneve kompetente, të cilat duhet ta respektojnë Kushtetutën dhe ligjet. Qytetarët presin zgjidhje, e jo probleme”, tha Ivanov.

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, mbrëmë në kabinetin e tij mbajti takim me kryeministrin Zoran Zaev dhe liderin e OBRM-PDUKM-së Nikolla Gruevski.

Temë e bisedimeve, siç kumtoi kabineti i Ivanovit, ishin ngjarjet aktuale dhe zgjidhjet e mundshme për dalje nga gjendja aktuale e tensionuar në vend që shkakton shqetësim te qytetarët.

“Qëllimi i takimit ishte të stimulohet pajtim dhe normalizim i proceseve politike në Republikën e Maqedonisë. Të pranishmit në takim u dakorduan bisedat të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, qëndron në kumtesë.

Собрание крвав четврток

Ndërkohë, duke vepruar sipas propozimit të Prokurorisë Themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Shkup 1 – Shkup, pas deklarimit të personave të arrestuar në gjykatë lidhur me propozimin e prokurorisë, solli vendime me të cilat për O.P., O.R., I.D., M.P. dhe M.Ç. e pranoi propozimin e prokurorisë dhe u caktoi masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditëve, kumtoi Gjykata Themelore Shkup 1.

Për personat E.B. dhe S.M., gjykatësi nuk e pranoi propozimin për përcaktim të masës së paraburgimit, ndërkaq si masë për sigurim të pranisë u caktoi masë arresti shtëpiak.

Për personat e tjerë, për të cilët ende nuk ka përfunduar dëgjimi, pas vendimit të sjellë të gjykatësit të procedurës paraprake lidhur me propozimin e prokurorisë, opinioni do të informohet sot përmes kumtesës në ueb-faqen e gjykatës me informatë të plotë për vendimet e sjella, shtohet në kumtesë.

AIM përkujton se më 27 prill të këtij viti në Parlamentin e Maqedonisë  një turmë e njerëzve të organizuar u futën me dhunë në Parlament, të cilët u përpoqën të përplasen me deputetët e shumicës së re parlamentare. Policia për dy orë të tëra nuk reagoi ndaj agresionit në të cilin u sulmuan dhe lënduan kryeministri Zoran Zaev, lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela si edhe disa deputetë të LSDM-së. Për lejimin e turmës të hyjë në Parlament janë përmendur deputetë të OBRM-PDUKM-së, të cilët sot janë pjesë e të arrestuarve. /Fol/