Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seancë për rastin “Dhunë në Qendër” në të cilin të akuzuar janë lideri i OBRM-PDUKM-së dhe ish-kryeministër Nikolla Gruveski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski, deputetja Daniella Rangellova si edhe 11 persona të tjerë, përcjell Fol.

Gjykatësja Tatjana Mihajllova në seancën e kaluar nuk e pranoi kërkesën e një pjese të të akuzuarve për anulimin e gjykimit, pas çka filloi debati kryesor. Në seancë u soll vendim procedura për dy të akuzuar në këtë rast të ndahet. Një është kundër të akuzuarit të shtatë Dimçe Kërstev, i cili u ankua se ka probleme shëndetësore dhe ka nevojë të angazhojë avokat, ndërsa e procedura e dytë e ndarë është kundër të akuzuarit të katërt Tomisllav Lazarov, i cili para Gjykatës tha se ndjehet fajtor dhe se nga kjo distancë kohore ndjen keqardhje të thellë.

Prokurorja Fatime Fetai e vlerësoi si befasuese, por pozitive pranimin e Llazarovit.

“Kjo jo vetëm që është me rëndësi për këtë procedurë, por është me rëndësi edhe për vetë të akuzuarin, i cili ka të drejtë të zgjedhë llojin dhe vlerën e dënimit. Bëhet fjalë për njeri familjar me arsim të lartë, baba i dy fëmijëve, i cili deri më sot nuk është dënuar dhe kundër tij nuk zhvillohet procedurë tjetër. Bëhet fjalë për kuadër partiak, i cili është i lidhur fort me interesat e udhëheqësisë së lartë të partisë”, theksoi Fetai.

Më 24 nëntor Lazarov u shpall fajtor për veprën dhe gjykatësja Tatjana Mihajllova i caktoi dënim gjashtëmujor me kusht, nëse në afat prej gjashtë muajve nuk kryen vepër tjetër penale.

Për të akuzuarit e tjerë, në krye me liderin e OBRM-PDUKM-së Nikolla Gruevski, gjykatësja Mihajlova caktoi katër termine për gjykim në nëntor dhe dhjetor, i pari më 29 nëntor.

Ish-kryeministri Gruevski është i akuzuar nga PSP-ja për nxitjen e dhunës që ka ndodhur gjatë protestave në komunën Qendër në qershor të vitit 2013. /Fol/