Gjykata Themelore Shkup 2, Dhoma e Noterisë dhe Dhoma e Ndërmjetësve, sot me një sërë aktivitetesh do shënojnë Ditën Evropiane të Drejtësisë Civile, përcjell Infomagazin.

Gjykata Themelore Shkup 2, organizon ditë të hapur për qytetarët në sallën ceremoniale Gjykata e Lartë e Republikës së Maqedonisë, për t’u njohur me mënyrën e të ushtruarit të të drejtave të tyre në procedurat gjyqësore.

”Misioni ynë është sundimi i ligjit, drejtësia efektive dhe e qasshme për të të gjithë qytetarët”, thuhet në komunikatën e gjykatës. /Infomagazin/