Heshtja parazgjedhore për zgjedhjet lokale në Maqedoni ka filluar prej ora 00:00, shkruan Fol.

Sot (14 tetor), një ditë para zgjedhjeve të 15 tetorit, të drejtën e votës së tyre mund ta zbatojnë 1.882 persona, edhe atë, personat në shtëpitë-ndëshkimore korrektuese dhe personat të cilët janë në burg, nëntë persona të shpërngulur, personat e pafuqishëm dhe personat me nevoja të veçanta, të cilët kanë kërkuar këtë të drejtë nga komisionet zgjedhore komunale.

Votimi fillon në ora 07:00 të mëngjesit. Përndryshe, votimi fillon të dielën (15 tetor) në po të njëjtin orar si sot dhe do të zgjasë deri ora 19:00. Të drejtë vote kanë 1.814.644 votues. /Fol/