Sot në ora 13:00 në Shkup te ‘Çairçanja’ dhe poashtu në Tetovë te ‘Sheshi’, do të protestohet përsëri kundër EVN-së, gjegjësisht kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike.

Do të dorëzohen kërkesat e qytetarëve deri te EVN nga të dy këshillat në Shkup dhe Tetovë! Kjo është protesta e katërt kundër EVN-së. Organizatorët e protestave më herët janë deklaruar se nuk do të ndalen së protestuari derisa të përmbushen kërkesat e qytetarëve.