Fëmijët me nevoja të veçanta përmes thjerrëzës së Konventës të KB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, është tema e seminarit kombëtar që do të mbahet sot në Shkup, në organizim të Këshillit kombëtar të organizatave invalidore të Maqedonisë (NSIOM), në bashkëpunim me Forumin evropian për aftësi të kufizuara (EDF) dhe UNICEF-in.

Seminari organizohet në suaza të projektit ‘Mbrojtje e fëmijëve nga dhuna dhe avancim në kyçjen sociale të fëmijëve me nevoja të veçanta në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi’ financuar nga BE-ja dhe bashkëfinancuar dhe zbatuar nga UNICEF-i së bashku me EDF-në, njofton AIM.

Në seminar do të mbajë fjalim edhe ministri i MPPS-së, Ibrahim Ibrahimi.