Sot pasdite në Qeveri do të takohen kryeministri Zoran Zaev dhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti. Rikonstruimi i Qeverisë është temë kryesore e takimit.

Do të diskutohet për “fshesën”e paralajmëruar nga kryeministri pas përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale.
Ministrat e BDI-së tërë kohën porosisin se për angazhimin e tyre ata japin llogari para partisë së tyre dhe liderit Ali Ahmeti.

Ahmeti nga ana tjetër dje përsëriti se sipas BDI-së është e nevojshme “vetting” për gjithë funksionarët. Takimi është caktuar të mbahet në ora 16:00 në zyrën e kryeministrit në qeveri.