Nëse sigurohet kuorumi, sot pritet të zgjidhet ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit. Këshilli i Prokurorëve Publik sot duhet të mbajë seancë në të cilën duhet të plotësohet vendi i lënë bosh nga Marko Zvërlevski.

Seanca e planifikuar të mbahej më 24 prill, por për shkak të mospasjes së kuorumit është ricaktuar për sot.

Kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Petar Anevski, deklaroi se për u.d. shef i prokurorit publik do të zgjidhet një prokuror nga radhët e prokurorëve publikë ekzistues në Prokurori, i cili përkohësisht do ta kryejë funksionin deri në zgjedhje të një prokurori të ri publik. /SHENJA/