Ministri i Maqedonisë për Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski, në një intervistë për Publikum, ka deklaruar se në Maqedoni nuk do të ndërtohen as ndërtesa e as kampe për migrantë, këto trillime, thotë Sugareski, gjenden vetëm në kampanjën e ndyrë të VMRO-DPMNE-së.

“Këto gënjeshtra dhe manipulime kanë për qëllim për të defokusuar opinionin nga shumë dëshmi të cilat dalin në sipërfaqe, dhe të cilat e “zhveshin” qeverisjen 11 vjeçare kriminale të Nikolla Gruevskit dhe udhëheqësisë të VMRO-DPMNE-së”, thotë Sugareski në intervistë.

Në pyetjen reth mjeteve finansiare me të cilat do të ndërtohet hekurudha për në Bullgari, Sugareski thekson se në samitin në Trieste Maqedonia ka fituar mjete të pakthyeshme, grant me vlerë prej 70 milion eurove për ndërtimin e hekurudhës./Zhurnal.mk