Në organizim të Kryqit të Kuq të Bashkisë së Shkupit, sot në Pikën për të pastrehë – Momin Potok, do të shënohet Dita botërore e të pastrehëve, përcjell Fol.

Pika për të pastrehët në Momin Potok funksionon për nëntë vite me radhë dhe ofron shërbime, ndihmë dhe mbështetje për 50 të pastrehë në bazë ditore, të cilët rregullisht e vizitojnë çdo të premte dhe ka për qëllim të mundësojë që ata t’i realizojnë të drejtat e tyre themelore dhe të riintegrohen në shoqëri.

Të pastrehët në këtë pikë mund t’i kontrollojnë shërbimet për mbajtje të higjienës, ndërsa me ta punon edhe një ekip mjekësh, një psikolog dhe punonjës social. Ata gjithashtu marrin edhe veshje, ushqim dhe të mira të tjera materiale. /Fol/