Çamëria do ta ketë historinë e njëjtë sikur të Kosovës,  shpallja e sotme e Pavarësisë së Çamërisë dhe formimi i Qeverisë, ka mbështetjen ndërkombëtare.

Këshilli gjithëpërfshirës i popullit çam dhe arvanitas, sot do ta shpallë mëvetësinë e Çamërisë dhe do t’i zgjedh institucionet udhëheqëse që do ta çojnë përpara çështjen çame, deri në përmbushjen e objektivave politike kombëtare të popullit të Çamërisë.

Sipas kryetarit të Shoqatës “Çamëria”, Festim Lato, nesër do të formohet edhe Forca Mbrojtëse e shtetit Çam.“Nesër në Hagë, të gjithë shqiptarët, Kuvendi gjithëpërfshirës, do ta formojmë Qeverinë e Çamërisë. Kjo Qeveri, do të përfaqësojë popullin çam, për të drejtat edhe në konventat ndërkombëtare. Çamëria, së shpejti do ta ketë shtetin e vet, institucionet e veta, do të ketë të gjitha organizatat ndërkombëtare që i takojnë një shteti. Është e pashmangshme, është e paevitueshme. D.m.th është një gjë që është e vendosur”, ka thënë ai për Radio-Kosovën

Shteti i Çamërisë është 17 mijë km katrorë, që gjendet në Çamërinë e sotme që nga, do të themi nga Qafë-bota e kufirit sot shqiptaro – shqiptarë, nuk e quaj shqiptaro – grek, e deri në hartat Prevezë e deri në Janinë , duke përfshirë dhe pjesën e detit që ka Çamëria me ishullin e saj Korfuzin. Nesër totalisht, ajo që ka qenë ëndërr nesër do të bëhet realitet”, ka thënë Festim Lato, kryetar i Shoqatës “ Çamëria”

.Nderkaq nesër do të bëhet emërtimi  nga qindra delegatë të të gjitha trojeve shqiptare.