Tërmeti i sotmës me magnitudë 6.5 ballë i shkallës Rihter që tronditi Italinë Qendrore në orën 7.40 minuta të mëngjesit raportohet të ketë qenë tërmeti më i fortë i dekadave të fundit.

Vetëm në Irpina në vitin 1980, tërmeti ishte me magnitudë 6.5 i shkallës Rihter dhe shkaktoi 2.914 viktima, 8.848 të plagosur.

Ndërsa tërmeti në Friuli në vitin 1976 ishte me magnitudë 6.4 ballë i shkallës Rihter.

Lëkundja në Aquila në vitin 2009 ishte 5.8 ballë, ndërsa në Umbria dhe Marche në vitin 1997 ishte 6.1 ballë.

Edhe ai i Belice në vitin 1968 ishte 6.1 ballë.