Pas 11 ditë thithje të ajrit të ndotur, shkupjanët sot thithin ajër të pastër, njofton Portalb.mk.

Sipas vlerave që shënohen në aplikacionin “Moj vozduh” (Ajri im), sasia e grimcave pm 10 është nën mesataren e lejuara.

Në pjesën e Qendrës niveli i grimcave pm 10 arrin në 47 mikrogram metërkub, në Lisiçe në 68 mikrogram metërkub, në Rektorat 33 mikrogram metërkub dhe në Gazi Babë në 29 mikrogram metërkub.

“Apeloj që çdo qytetar i cili ka ide të qëndrueshme për zgjidhjen e problemit me ndotjen e ajrit të vijnë në ambientet e Qytetit të Shkupit të hënën mes orës 12:30 dhe 14:30 dhe t’i ndajë këto ide. Së bashku do t’i shqyrtojmë mundësitë sa këto zgjidhje janë të zbatueshme dhe sa realisht mund të kontribuojnë në zgjidhjen e problemit”, tha Shilegov.

Ashtu edhe siç u paralajmërua, gjatë pasditës filloi pastrim i mjegullës dhe ndotjes në Shkup për shkak të pranisë së erës.