Moti sot do të jetë i ftohtë, me erë veriore dhe vranësira. Pritet të ketë reshje të shiut në pjesët perëndimore të vendit. Kurse reshje bore do të ketë në vendet e larta mbi 600 metra. Temperatura do të lëvizin nga 3 deri në 15 gradë celsius. Në Shkup do të kemi mot të ngjashëm me temperaturë nga 5 deri më 12 gradë celsius.