Sot mbahet protesta e 149-të nga të shkyçurit e sistemit të ngrohjes para Komisionit Rregullator për Energjetikë. Ata kërkojnë që faturat e nxemjes qendrore të ulen minimum 30 përqind.

Në protesta qytetarët do të prezantojnë se libri tarifor i Komisionit është i gabuar dhe ekzistojnë dyshime se nuk është mbajtur seancë kur është miratuar.

Poashtu gjatë protestës do të mblidhen nënshkrime për punën siç thonë, joligjore të përmbaruesve. /Fol/