Princesha Charlotte ka filluar para disa ditësh kopshtin. 2-vjeçarja nuk po shkon të të njëjtën shkollë private si vëllai i saj princi George.

Princi William dhe Dukesha Kate treguan në dhjetor se Charlotte do të shkojë në shkollën e fëmijëve Willcocks. Të gjithë u suprizuan nga ky vendim i çifti, për të mos dërguar princeshën në shkollën e princit 4-vjeçar.

Në shtator George shkoi për herë të parë në shkollën Thomas’s Battersea. Sipas People, William dhe Kate zgjodhën këtë kopsht si hapin e parë drejt edukimit të Charlotte sepse ata janë të impresionuar nga puna e mirë që bëhet aty.

Një arsye tjetër përse ata e dërguan Charlotte në këtë shkollë është sepse Willcocks është shumë pranë Kensington Palace. Ndërsa shkolla e George është shumë larg.