Sot në Ohër në Kongres të jashtëzakonshëm, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë do ta zgjedhë kryetarin e ri, përcjell Fol.

Darko Dimovski, është kandidat i vetëm u.d. i deritanishëm, i cili vjen nga Sindikata e Punëtorëve në Hoteleri, Turizëm, Ekonomizim Banesor-Komunal, Zejtarisë, Shoqatave e Mbrojtjes. Kandidatura e tij ishte pranuar nga ana e Këshillit dhe Kryesisë së LSM-së.

Krahas Dimovskit, kandidatura për lider sindikal, kanë parashtruar edhe kryetari i OJSHQM, Peco Grujovski dhe kryetari i Sindikatave të Policisë, Aco Antovski. Kandidaturat e tyre nuk kaluan në seancën e Kryesisë së LSM-së, sipas të cilës, ata nuk i plotësuan kushtet për kandidaturë. /Fol/