Spanja e ka publikuar listën me 24 futbollistët e ftuar për ndeshjen kundër Kosovës më 8 shtator në kualifikime për Kupën e Botës Katari 2022.

Trajneri Luis Enrique e ka grumbulluar ekipin më të fortë në dispozicion, të cilit, megjithatë, do t’i mungojnë Pedri i Barcelonës dhe Pau Torres, që janë në pushim.

Spanja e kishte mposhtur Kosovën 3:1 në Sevillë në takimin e parë mes tyre në Grupin B në mars të këtij viti.

Furia e kuqe është lidere e grupit me 7 pikë, ndërsa Kosova ngel e fundit pa pikë pas dy ndeshjeve. Mungojnë Pedri dhe Torres.

Paraprakisht, Spanja do të përballet me Suedinë më 2 shtator dhe pastaj me Gjeorgjinë më 5 shtator, para se ta vizitojë Prishtinën tri ditë më vonë.

Lista e plotë e Spanjës

Portierë: Unai Simon, David De Gea dhe Robert Sanchez

Mbrojtës: Jordi Alba, Jose Gaye,Cesar Azpilicueta, Marcos Llorente, Eric Garcia, Laporte, Iniago Martinez dhe Raul Albiol

Mesfushorë: Busquets, Rodri, Koke, Merino, Carlos Soler and Brais Méndez,