Serbia ka hequr dorë nga letra që e kishte ndërmend t’ia dërgonte Bashkimit Europian ku do kërkoheshin sqarime për Kosovën e Kataloninë.

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq, deklaroi se arsye përse nuk po e dërgojnë letrën është një kërkesë e vet Spanjës.

Megjithatë, Vuçiq tha se nuk do të lejojnë që bashkësia ndërkombëtare të veprojë me standarde të dyfishta.