Ligji për gjuhët nuk i pengon gjuhës maqedonase, statutit dhe korpusit të saj, si dhe Ligjit për gjuhën maqedonase i cili shkon si gjuhë e veçantë, përcjell Fol.

Këtë sot e deklaroi profesori universitar Ludmil Spasov, pas hapjes së Konferencës shkencore ndërkombëtare “E kaluara e botës gjuhësore – sot dhe nesër” që po mbahet në suaza të Ditëve të hapura të Institutit për gjuhë maqedonase “Kërste Misirkov”.

Sipas tij, ka vend për amendamente në tekstin e Ligjit për gjuhët, por, siç tha, nuk ka vend për mohim dhe tërheqje. “

Gjuhët në Republikën e Maqedonisë duhet që të kuptohen si gjuhë të afrimit dhe jo të ndarjes. Si ura midis kulturave dhe midis njerëzve”, theksoi Spasov. /Fol/