Filmi quhet “Kill’em all” dhe tregon historinë e një shqiptari të cilit kur ishte 11 vjeç i vranë babanë.

Rritet në emigrim dhe kur kthehet, kërkon hakmarrje për babanë e tij gazetar, të cilin e kishin vrarë serbët gjatë luftës për disa shkrime të botuara.

Pasi kalojnë shumë vite, shqiptari Filip Shala arrin të futet në bandën serbe vetëm e vetëm që të jetë sa më afër vrasësve të babait të tij.

Pasi e lokalizon vrasësin, i cili tani ishte një udhëheqës i mafias, ai ndeshet me të dhe grupin e tij duke i vrarë të gjithë. Ky udhëheqës i mafias më herët kishte qenë ministër serb, i cili kishte ushtruar dhunë mbi njerëzit që nuk e donin”, pohon regjisori. Një ndër viktimat ka qenë edhe babai i djaloshit shqiptar Filip Shala, rolin e të cilit e luan Jean Claude Van Damme.

Gjatë filmit, në momentin kur koha kthehet disa vite pas dhe shqiptari paraqitet siç ka qenë fëmijë, teksa largohet nga nëna e tij, ai thërret disa herë në gjuhën shqipe fjalën: ‘nanë’

Filmi “Kill ’em All”, pritet të dalë më 6 qershor premierë nga regjisori shqiptar Pjetër Malota. /inTv/