Nikolla Gruevski nuk është faktor i rëndësishëm, dhe nuk mund të jetë pjesë e zgjidhjes së krizës. Procedurat që mund të shihen nga sjellja e tij dhe ata përreth tij, tregojnë se janë njerëz të cilët janë të përfshirë në punë serioze të paligjshme në Republikën e Maqedonisë, tha sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Oliver Spasovski në një intervistë për A1on, transmeton TetovaSot.

Ai tha se radikalizmi dhe presioni ndaj pushtetit duhet të ndodhin, për të kuptuar ata se nuk mund të vazhdohet me privatizimin e shtetit dhe institucioneve.