qenan profilShkruan:Qenan Aliu

Miq të dashur,

Nuk përjashtohet mundësia e shpërdorimit me detyrën zyrtare në shum institucione. Andaj mundësi e tillë mund të jetë edhe në fakultetin ekonomik në Universitetin shtetërorë në Shkup,mbase sot njoftuan mediat për një akcion policorë. Krimi duhet ndjekur në çdo pore nga organet kompetetnte. Por pushteti me mënyrën e ndyrhyrjes në hapësirat e Universitetit shetërorë në Shkup , si duket mundohet të defokusojë vëmendjen e opinionit. Këtë defokusim dëshirpjnë ta arrijnë duke atakuar profesorë universitarë. Nuk pretendoj të them se nuk mund të kishte patur keqpërdorime me menaxhimin e këtij departmenti , mënyra e ndërhyrjes është e ekzagjeruar dhe konform një pushteti autoritarë që ka për synim të shtyjë frikën edhe në rradhët e akademikëve . Për keqpërdorime me autorizimet në detyrën zyrtre secili duhet të përgjigjet dhe kjo nuk mund të jetë kontestuese. Por mitmarja nëpër universitetet për të kaluar provimin është sipas mendimit tim në këto kohëra është më shumë ekzagjerim se sa realitet. Mund të ketë patur të ngjarë më parë të kishin defiluar matrapaz apo profesorë që kanë mundur kudo të numërohen në pak gishta por në përgjithësi ky fenomen nuk është në realitet. Universitetet në përgjithësi kanë kuadro të mira por nevoja është për një rreformë tjetërfare në arsimin sipërorë. Ajo që dua të vë në pah kësaj rradhe është ajo se ky pushtet autoritarë duhet së pari të tërhiqet nga skena dhe për krimet e tyre maramendëse të japin llogari para drejtësisë. Ky establishment qeveritarë nuk mund të emitojë sundimin e së drejtës dhe shtetin ligjorë me profesorë universistarë.

©fol.mk