Ministri për punë të brendshme, Oliver Spasovski, në seancën e sotme kuvendore duke u përgjigjur në pyetje deputeti sqaroi aksionin policor që është realizuar në sektorin për punë të brendshme në Tetovë, por edhe në njësi tjera organizative të MPB-së, e lidhur me informatat se policët kanë shfrytëzuar drogë.
Siç tha Spasovski, janë kontrolluar 23 policë në SPB Tetovë, por edhe në njësinë për krim të organizuar.
“Kontrolli ka të bëjë me përdorim të mundshëm të drogave, kemi informacione nga tre burime për shfrytëzim të drogave. Në bazë të atyre informacioneve, në bazë të gjitha rregullave, është kryer kontroll i këtyre policëve në Institutin për mjekësi ligjore që të konstatohet nëse kanë prezencë të drogës dhe cilave droga. Nëse konstatohet do të merren masa adekuate”, tha Spasovski.
Ai shtoi se është aspolutisht e papranueshme që pjesëtarë të policisë të shfrytëzojnë drogë, ose të bashkëpunojnë me narko-dilerë.