Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dërgoi apel për zgjedhje korrekte dhe të rregullta deri te qytetarët, partitë politike, por edhe deri te kandidatët për president para fillimit të të fushatës për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, e cila zyrtarisht fillon më 1 prill, sepse kjo është në interes të shtetit dhe një nga kushtet për datë për bisedime me BE-në.

“Fillimisht iu bëj apel të gjithë qytetarëve të RMV-së që ta shfrytëzojnë mundësinë dhe të drejtën e tyre që të dalin në vendvotimet, ta shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe me këtë faktikisht të kontribuojnë drejtë rregullimit fillestar të të gjithë procesit. Deri te subjektet politike të cilët drejtpërdrejtë ose tërthorazi i mbështesin kandidatët për president të shtetit, apel deri te ata që me veprimet dhe deklaratat e tyre të mos kontribuojnë për ashpërsimin e fushatës parazgjedhore, por të kenë nivel adekuat të kulturës politike në komunikimin e ndërsjellë, gjegjësisht komunikimi njëri me tjetrin dhe me qytetarët”, tha Xhaferi në një deklaratë për mediat pas brifingut të rregullt.

Në apelin deri te kandidatët për president ai bëri thirrje për kredibilitetin e tyre intelektual.

“Në fund apel edhe deri te vetë kandidatët duke pasur parasysh se në kontekst të kredibilitetit të tyre intelektual i kanë të gjitha parakushtet këtë ta reflektojnë në fushatën dhe me qasje intelektuale drejtë qytetarëve që të kontribuojnë që zgjedhjet të jenë sa më të pranueshme për të gjithë, gjegjësisht fushata të mos ketë konotacion negativ”, nënvizoi Xhaferi.

Kjo është tha, në interes të përgjithshëm me qytetarët e RMV-së, në interes të shtetin tonë në kontekst të proceseve atlantike dhe eurointegruese duke pasur parasysh se një nga parakushtet për marrjen e datës do të jetë edhe çmimi për procesin zgjedhor.

“Dhe në këtë kontekst shpresoj se të gjithë pjesëmarrësit do të kontribuojnë që vlerësimi të jetë sa më pozitiv për të gjithë ne”, tha presidenti i Parlamentit Xhaferi.

Në takimin me gazetarët i pyetur se çka nëse nuk arrihet census në rrethin e dytë të zgjedhjeve, ai tregoi se ekziston procedurë sipas Kushtetutës dhe ligjit sipas të cilit e gjithë procedura përsëritet, ndërsa kryetari i Kuvendit bëhet kryes i detyrës së funksionit deri në zgjedhjen e presidentit të ri. /Koha/