Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, konfirmoi se ka pasur pengesa që tashmë janë tejkaluar dhe ekipi i kryesuar nga Janeva ka qasje në dokumentet të cilat janë objekt i hetimeve të tyre.

Ministri Spasovski tha se prokurorët dhe hetuesit e PSP-së tashmë veprojnë në bazë të urdhërit të gjykatës.

Më herët, kishte pengesa dhe përpjekje për të vonuar procedurat, por ato tani janë tejkaluar dhe ekipi i kryesuar nga Janeva ka fituar qasje në dokumentet për të cilat ishte e interesuar. /SHENJA/