Ato që e vranë si Komandant, e avansojnë pas vdekjes Gjeneral!

Kështu veprojnë komunistët. Jo ideologët e komunizmit, dhe ato që besuan me sinqeritet dhe naivitet në atë ideologji! Por ato që zgjodhën ideologjinë komuniste, jo për të zbatuar parimet e saj, për të keqpërdorë parimet komuniste sipas të cilave njerëzimi meriton të jetë qenje me një jetë të lumtur, dhe ta jeton jetën pikërisht si në parajsë, sepse ato parajsën e mendonin që njerëzimi ta shijonte para vdekjes dhe jo pas saj!

Në grupin që komunizmin e panë si mundësi e artë e tyre për krijimin e një “oqeani të madh” nga gjaku i të gjithë besimtarëve të devotshëm në ideologjinë komuniste, të cilët ëndrronin se një ditë do të filloj zbatimi i parimeve të tij, ishte Fazli Veliu, një “mason” shqiptarë. Dhe pikërisht Fazli Veliu, si ideator i realizimit të ideologjisë komuniste, sipas shijes dhe dëshirës së tij, duke e përdorë patriotizmin sipas parimeve komuniste, zgjodhi nipin e tij, Ali Ahmetin, për një “emisar për shpëtimin” e shqiptarëve në Iliridë. Ndonëse shqiptarët e Iliridës e pranuan Ali Ahmetin për “një patriot të madh dhe si një shpëtimtar i tyre”, e vërteta është se ai ishte vetëm një “shkop magjik” i Fazli Veliut për realizimin e qëllimeve të errta antishqiptare në Iliridë!

Tashmë nuk është e vështirë të kuptohet kjo skemë antishqiptare, e krijuar nga Fazli Veliu dhe e zbatuar nga nipi i tij Ali Ahmeti, nga shqiptarët e Iliridës dhe jo vetëm!

Të shkruhet për tandemin Fazli&Ali, famëkeq për shqiptarët, nuk është se mund të përfundohet nga një shkrim dy-tre faqësh sepse veprimtaria e tyre padyshim nuk do të mbyllej as nga një Roman në shumë vëllime. Prandaj, në këtë opinion dua të ndalem në një veprim aktual që është vënë në zbatim nga tandemi, dajë&nip, Fazli Veliu dhe Ali Ahmeti.

Atëher kur pjesa e shqiptarëve të Iliridës dhe jo vetëm menduan se plani i zbatimit nga Ali Ahmeti më në fund do të dështon, nga Daja i i tij, doli një skenar i përsosur që mund ta shpëton vdekjen politike të Ali Ahmetit. Fillimisht mori eshtrat që daja i tij i kishte “konzervuar” në bunar diku në Iliridë, në hapësirat e Kërçovës, dhe të njëjtat ti ekspozoj në oborin e Ali Ahmeti, për ta rikthyer atë, nga një tradhtar të dëshmuar nga veprat e tij, në një anëtar të një familje “patriotësh” të persekutuar gjatë shekujve, dhe se edhe Ali Ahmeti, sipas skenarit të Dajës, nuk mund të jetë ashtu si e tregojnë veprat e tij, por është si flasin eshtrat e karbonizuar, që kinse u gjetën në oborin e Ali Ahmetit!
Ndërsa ajo që do quhej “maja e piramidës”, dhe që e bënë Dajën një “perfeksionues” të improvizimit të parimeve komuniste, është shpallja e Komandantit, Isa Lika, të vrarë nga po këta skenaristë, Gjeneral brigade “post mortum”!! Dhe ceremonia për këtë skenar është planifikuar të realizohet pikërish më 19 Tetor 2016, në 10-të vjetorin e vrasjes.

Këta, Ali Alhmeti, Fazli Veliu, Musa Xhaferi,…, të vrasin edhe në paqe që, më vonë, të përfitojnë edhe nga vdekja. Vështirë është të numërohen të gjithë ushtarët dhe komandantët e UÇK-së, pasi shpëtuan në tre lufta ndërsa, u vranë nga dora e zezë e Ali Ahmetit dhe grupit tij komunist, sepse nuk janë dy-tre, nuk janë as dhjetra, por janë qindra ushtar dhe komandant të vrarë pas vitit 2001 për motive të ulta të tradhtisë. Motivet, për eliminimin fizik të tyre, ishin të dyfishta! I pari ishte të plotësohet porosia dhe dëshira sllave që ato ti shohin të vdekur, dhe i dyti, mos i pengojnë dinastisë së Fazli&Ali-së në realizimin dhe “sakrificën” e madhe që bënë bashkë me grupin e tyre për të qenë pjesë e qeverisë gjakpirrëse të shqiptarëve!

Akoma nuk ishin mbushur plot pesë vjet nga lufta e vitit 2001, më 19 Tetor të vitit 2006 në prag të shtëpisë në Tetovë u vra Isa Lika, ushtar i tre luftave të shqiptarëve, dhe Komandant i Brigadës 112 “Mujdin Aliu” të UÇK-së në Iliridë. Vrasja e tij tronditi jo vetëm Tetovën por gjithë shqiptarët e Iliridës, Kosovës dhe Luginës së Preshevës, ku Isa Lika kishte luftuar heroikisht për çlirimin e trojeve shqiptare. Isa Lika u vra nga dora e zezë e grupit që i shërbeu, dhe pikërisht për këtë fakt ai është dëshmor si të gjithë dëshmorët që kanë rra në luftëra, sepse lufta për çlirimin e Iliridës vazhdon dhe do të përfundon atëher kur të çlirohet edhe çdo cep i saj!

Ndërsa, tani kur nga dita e ekzekutimit të tij na ndajnë 10 vite, skenaristët për eliminimin e qindra ushtarëve të UÇK-së, zbardhën planin për përfitimin edhe nga eshtrat e tyre, duke u tallë me gjakun e dëshmorëve, familjet e tyre dhe të gjithë ato që janë të gatshëm të vdesin në çast për çlirimin e plotë të Shqipërisë Etnike.

Prandaj shpallja e Isa Likës “postmortum” për Gjeneral brigade, për dëshmorin dhe familjen e tij është një vrasje e dhjetëfishtë e tij (Isa Likës) nga po të njëjtët që e vranë para dhejtë vitesh! /Gazeta Epoka Shqiptare

P.S. Të gjithë ato që marrin pjesë në këtë skenar të tandemit Fazli&Ali do të trajtohen si “ushtar” të tandemit, për shpëtimin e kokës së tyre politike!!!!

Fotografia e Gazeta Epoka Shqiptare