Proceset reformuese në kuadër të MPB-së që u ndërprenë nëntë muajt e fundit për shkak të qeverisë teknike dhe procesi zgjedhor duhet të vazhdojnë, në drejtim të përforcimit të strukturave të policisë përmes përmirësimit të kushteve për punë. Natyrisht kjo varet nga mundësitë e shtetit, por investimet kapitale duhet të zbatohen. Prioriteti im kulmor në mandatin e ardhshëm do të jetë sigurimi i mbështetjes serioze për policinë e Maqedonisë së Veriut. Këtë sot nga Ohri e porositi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski i cili e hapi edicionin e 17-të të lojërave sportive të forcave policore të organizuara nga Sindikata policore e Maqedonisë së Veriut.

Në bisedë me pjesëtarët e policisë nga të gjithë pjesëmarrësit strukturorë në lojëra sportive Spasovski theksoi se në mënyrën në të cilën e ka bërë ai në periudhën para se të emërohet kryeministër teknik, sipas prioriteteve të konfirmuara do të vazhdojë realizimi i të gjitha projekteve të orientuara ndaj përmirësimit të performancave profesionale të policisë.

“Kemi objekte që nuk janë rikonstruara edhe nga 70 vite. Përfundoi procedura për zgjedhjen e komapnisë që do të vazhdojë e rikonstruimin e objekteve sipas prioriteteve, si Kriva Pallanka, Kumanova, Gjevgjelia etj. Në përgatitje është projekti për stacionin e ri policor në Aerodrom, ndërsa jemi para vendimit nëse do të rikonstruohet ose ndërtohet objekt i ri për stacionin policor Butel. Me IPA projekte përfundojmë me IKT qendrën në Prilep, me çka do të certifikohemi si laborator për krim-teknikë, si dhe ndërtim të qendrës së re për të huaj. Ato janë projekte kapitale”, ka thënë Spasovski.

Ai përkujtoi se pikërisht policia në periudhën e fundit të krizës shëndetësore ka demonstruar si punohet seriozisht dhe me përgjegjësi në momente të krizës për shtetin dhe për këtë paralajmëroi mbështetje të udhëheqësisë në MPB për realizimin qëllimeve për të cilat angazhohet tërë MPB-ja.

“Mbështetje serioze e policisë së Maqedonisë së Veriut, vazhdim të reformave, profesionalizëm, përforcim të elementit etik tek çdo nëpunës policor, përforcim të besimit të shërbimit tek qytetarët. Do të punojmë 24 orë, me përkushtim, të demonstrojmë gatishmëri në realizimin e angazhimit profesional, në mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe shtetit. Kjo është detyra juaj për të cilën kërkoj mbështetje, përmes angazhimit të ndershëm, përgjegjës dhe përpjekjeve të përbashkëta të punojmë në realizimin e qëllimeve dhe interesave të përbashkëta”, ka thënë Spasovski.

Duke u përgjigjur në pyetje në dobi të të punësuarve në MPB Spasovski theksoi se do të angazhohet për përmirësimin e kushteve për të gjithë të punësuarit në shërbim, përfaqësim më të madh të kuadrove cilësore të femrave në strukturat udhëheqëse polciore, reformat sistematike të orientuara ndaj shuarjes së lëshimeve dhe keqpërdorimeve gjatë pagesës së kompensimeve për angazhim jashtë orarit të punës, furnizim të uniformave të reja të ridezejnuara, pajisje për punë vijuese dhe avancim teknik të angazhimit profesional policor.

Spasovski shprehu kënaqësi nga mënyra në të cilën realizohet bashkëpunimi me Sindikatën policore të Maqedonisë, si dhe mënyrën për mbrojtje edhe më të mirë të interesave dhe të drejtat e të punësuarve në shërbim.

Në Lojërat sportive të Sindikatës policore të Maqedonisë sivjet për shkak të situatës me koronavirusin ka numër të madh të pjesëmarrësve nga vitet e kaluara, pa pjesëmarrjen e mysafirëve nga shtetet fqinje dhe pa organizimin e lojërave kolektive sportive. Sivjet në lojërat marrin pjesë qindra nëpunës policorë të MPB-së të cilët do të garojnë në shah, pikado, gjuajtje të lira në kosh.