“Më së shumti deri në gjashtë muaj automjetet e huaja mund të qëndrojnë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në këtë periudhë kohore nuk paguajnë taksa ndaj shtetit, përveç në pikë pagesat sepse lëvizin”.

Kjo është përgjigjja e ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovskit në pyetjen e gazetarëve si është rregullativa ligjore, për sa kohë mund të qarkullojnë automjetet me targa të huaja në territorin e shtetit tonë, nëse MPB kryen kontroll ndaj këtyre automjeteve dhe nëse në atë periudhë prej gjashtë muajsh përveç taksës në pikëpagesa këto automjete a paguajnë ndonjë taksë tjetër ndaj shtetit.

Spasovski theksoi se nuk ka ndryshime në pjesën e menaxhimit të kufijve, ka nene të veçanta ligjore për çështje doganore, ndërsa MPB bashkëpunon me Drejtorinë e Doganave.

“Absolutisht askush nuk ka asgjë kundër askujt në shtet, megjithatë duam që ajo që është me Ligj, siç respektohen në shtetet e tjera, të respektohet edhe këtu”, deklaroi ministri Spasovski.

Potencoi se është rritur numri i kontrolleve në komunikacion, që kontribuon në rezultate të shkëlqyera.

Ministri Spasovski theksoi se në vitin 2013 ka pasur diku 198 viktima në aksidente, sivjet rreth 112, kjo mjaft flet për angazhimin e nëpunësve të policisë, megjithatë edhe për ngritjen e vetëdijes publike te qytetarët. Spasovski bëri thirrje të respektohet rregullativa ligjore.

Mes tjerash, ministri Spasovski theksoi se një ndër partnerët më të fuqishëm të MPB-së janë edhe mediat.