Pjestarët e policisë nga Sektori për punë të brendshme Tetovë, dje (8-tetor) në periudhë prej ora 09.00 deri ora 14.00, kanë realizuar aksion kontrollues, të gjendjes teknike të automjeteve që kryejnë transport publik të udhëtarëve, në të shumtën e raste autobusëve dhe taksi furgonëve.

Gjatë këtij aksioni kontrollues, janë kontrolluar gjithsej 95 automjete (TE-65 dhe GV-30), tek të cilat gjithsej janë zbuluar 37 shkelje (TE-16 dhe GV-21).

Gjashtëmbëdhjetë prej automjeteve të kontrolluara, kanë qenë me parregullsi në pajisjet e ndalimit (TE-11 dhe GV-5), 3 automjete kanë pasur parregullsi në pajisje tjera drejtuese (TE-1 dhe GV-2), 4 automjete kanë qenë me regjistrim të skaduar (GV), 12 automjete nuk e kanë pasur të kryer kontrollin e jashtzakonshëm teknik (TE-4 dhe GV-8), kurse 2 vetura nuk kanë poseduar pajisjet e detyrueshme me vete.

Shkeljet e zbuluara janë rrumbullaksuar me 37 fletpagesa për kundërvajtje, 4 kërkesa deri te gjykatësi përkatës, për vazhdimin e procedurës për kundërvajtje, ndërsa 22 automjete menjëherë janë shkyçur nga trafiku.

Gjatë kontrollit të ditës së djeshme, gjithashtu janë konstatuar edhe 4 lloje tjera të shkeljeve, të cilat janë sanksionuar në mënyrë ligjore, deklaroi Fati Rexhepi zëdhënsi i SPB Tetovë.