Gjykata themelore Shkupi 1, duke vepruar sipas propozimit të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) për dhunën në komunën Qendër, ka sjellur vendim për ndarje të një pjese të dëshmive të propozuara nga PSP-ja.

Kjo bëhet e ditur nga vetë PSP-ja, e cila bën të ditur se ka dorëzuar ankesë në Gjykatën e Apelit ndaj këtij vendimi të Gjykatës themelore Shkupi 1, për shkak të siç thonë, shkeljes thelbësore të dispozitave të Ligjit për procedurë penale./Telegrafi/