Situata në fshatin Moroishte të Strugës është e qetë. Deri në këtë moment, të gjitha kontrollet për vërtetimin e gripit të shpendëve janë negative, tha drejtori i Agjencisë për ushqim dhe veterinary Zoran Popovski.

Sot, informoi Popovski po kryhet monitoring në Moroishtë dhe fshatërat përreth në afërsi prej 3 kilometra. Për këto 5 ditë virusi nuk është shpërndarë, por nuk mund të  thuhet se nuk mund të paraqitet në ndonjë vend tjetër sepse shpërndahet edhe nëpërmjet shpendëve të egra.

“Në aksionin për shuarjen e gripit të shpendëve i detektuar më 27 janar, për pesë ditë janë shkatëruar pa dëme gjithsej 1950 lloje të shpendëve, pula, pëllumb, pata etj… të cilat më pas janë dërguar në deponinë në Strugë. Shkatërimi është kryer në përputhje me standardet europiane, ndërsa e kanë kryer 56 persona në ekipe nga tre persona, veterinerë dhe ekspertë në shoqëritë veterinarike. Të përfshirë ishin edhe ekipe nga MVR, Qendra për menaxhimin me kriza dhe vetqeverisja lokale”, theksoi Popovski në pres-konferencën.