Bastoret Sport Life kanë donuar dy aparate për oksigjen të dedikuara për Spitalin e përgjithshëm në Veles, dhe për nevojat e repartit të fëmijëve dhe repartit për neonatologji.

Donacioni për aparatet për oksigjen është i një rëndësie të veçantë për pacientët më të rinj të cilët trajtohen me respirator. Aparatet janë me kapacitet nga 5 litra dhe mundësojnë terapi të vazhdueshme në oksigjen për fëmijët dhe foshnjat të cilët kanë rënie të faturimit të oksigjenit në gjak për shkak të situatave të ndryshme dhe sëmundjeve respiratorë si astma, bronkiti, etj.

Në emër të Spitalit të përgjithshëm në Veles, dr.Eleonora Jovanova është përmendur rëndësia e këtij donacioni:” Prioriteti esencial i spitalit tonë është që të mundësohet një trajtim cilësor mjekësor të pacientëve, e veçanërisht i kushtojmë kujdes kur bëhet fjalë për më të rinjtë të cilët realisht janë edhe e ardhmja jonë, për këtë arsye iu jemi falënderues Sport Life që me humanizmin dhe solidaritetin e tyre, konkretisht me këtë donacion të aparateve për oksigjen na mundësuan që këtë gjë ta realizojmë”.

“Kur bëhet fjalë për fëmijët, kujdesi dhe shëndeti i tyre është më i rëndësishëm dhe i pa kompromis. Jemi të lumtur dhe kemi nder të veçantë që po kemi mundësi që të japim kontribut në përmirësimin e kushteve për kujdesin dhe mjekimin në institucionet tona shëndetësore ashtu si është spitali në Veles, të cilët sot në kushtet e pandemisë me kovid 19 po përballen me sfida të ndryshme dhe po e japin kontributin e jashtëzakonshëm të tyre për ne dhe shëndetin tonë. Sport Life vazhdon edhe më andej si kompani me përgjegjësi shoqërore t`i njoh dhe përkrah qëllimet dhe projektet humane në shoqërinë tonë”, theksoi Emil Dimitrov, drejtor ekzekutiv në bastoret Sport Life.