Një lajm i keq vjen nga Franca, ku mësohet se kampionia e e pamposhtur e Europës në boks, Angeliue Duchemin, ka vdekur pas një sulmi kardiak në zemër gjatë përgatitjes për sfidën e radhës.

Të hënën 26-vjeçarja ndodhej në palestrën e ekipit të saj në Thiur, në jug të Francës, kur pësoi atak kardiak. Menjëherë iu dha ndihma e parë nga të pranishmit në palestër para se të dërgohej në spitalin e Perpignan, por megjithatë ajo sërish nuk ia doli, raportojnë mediat franceze.

Duchemin u kurorëzua kampione e Europës në dhjetor 2015, përpara se të bëhej kampione e botës majin e këtij viti. Ajo pritej të ngjitej në ring për të mbrojtur titullin botëror në 21 tetor në versionin ËBF në Montpelje. Duchemin deri më tani kishte zhvilluar 14 ndeshje në boksin profesionist, që të gjitha të fituara ndërsa 3 prej tyre kishin ardhur me “knockouts”.
Për Duchemin shprehu ngushëllimet bashkëkombësi i saj, Brahim Asloum, medalisti i artë olimpik në Lojërat e 2000-ës dhe ish-kampion i botës për të rinj në versionin ËBA.
“Faleminderit për guximin, talentin dhe zemrën tënde të madhe”. Edhe përpara katër viteve kjo familje ishte tronditur nga një tragjedi teksa babai i saj, ish-boksier, kishte vdekur po nga një atak në zemër.
Vëllai i Angeliue, Joel, gjithashtu edhe ai një boksier profesionist, ka njoftuar për tragjedinë në një postim në rrjetin social në “Facebook” duke e cilësuar motrën si një person të mrekullueshëm.
“Motra ime na la shumë herët. Ajo kishte edhe shumë për të jetuar. Do të më mungosh e dashur, nuk do të të shoh më. Do të më mungojë edhe telefonata për të dëgjuar zërin tënd pasi ke qenë një person i mrekullueshëm”. Duchemin e nisi sportin e boksit që në moshën 7-vjeçare për t’u përfshirë në boksin profesionist në vitin 2012.