Strategji flagrante në pijaret e Lsdm dhe Vmro-Dpmne-së. Ndërkaq kupolat e partive shqiptare pjesmarëse në qeveri kanë futur kokën si Strucat në zallë. Shtrohet pyetja PSE ?
Kjo marëzi me të madhe u shpërfaq në SPOTET televizive dhe në rrjetet sociale pas raundit të parë , bile të liferuara në kuadër të programeve të paguara POLITIKE nga shtabet e proveniencave partiake rivale për postin e presidentit të shtetit.

Kjo dukuri me SPOTET të programuara si nga Lsdm-ja si nga Vmro-Dpmne-ja, ashiqare kanë për synim përfitimin e votueseve shqiptarë DUKE E IRITUAR ATE. Gjykoj se disa përmbajtje të spoteve do të kenë efekt negativ.

Përmbajtja e disa spoteve (jo të gjitha) në mënyrë të skajshme nënvlerësojnë inteligjencën e votueseve shqiptarë. Këta shtabe pa analizuar mjaftueshëm ,po etablojnë sekuenca të ngjarjeve të ndryshme të ndodhura kundrejt shqiptarëve, me të cilat në prag të raundit të dytë mund të deshifrohen -,,JA SE KUSH JU KAJTI NËNËN E NËNËS MË SHUMË ;,! Dhe spotet e njërës shpërfaqin se ja kush ju rahu, ndërsa të tjetrës ja kush jua bëri këtë ose atë.

Po, kush ishin të rrahurit dhe të diskriminuarit- shqiptarët . E çuditërisht po  nga ata kërkojnë vota. Pra është diçka pradoksale, lypës të votave bëhen vetë dhunuesit dhe diskriminuesit e shqiptarëve, bile për çudi duke u paraqitur gjoja se si shpërfaqës të asaj dhune dhe diskriminimi, por të shkaktuar nga vetë ata.Kjo është marëzi e llojit të vetëm. Dhe për çudi Ahmeti, Thaçi dhe Gashi si mbështetës të njërës proviniencë mbeten të nemitur ndaj përmbajtjeve të disa spoteve.

Megjithatë janë forma të ulta për të manipuluar me inteligjencën e shqiptarëve.
(q/aliu)