Vlladimir Millçin ikë nga debati dhe përballja me faktet, kështu shkruan në Facebook opinionisti Nikolla Srbov.

Srboc shkruan se në ditën e djeshme e ka informuar redaktorja e TV21 se Vlladimir Millçin e ka pranuar ftesën për debat dhe pikërisht edhe ky do të merr pjesë pasi ai ka pranuar, vetëm e vetëm për t’i shpalosur argumentet dhe të debatohet në mënyrë të kulturuar. Por, Srbov shkruan, se kur ka hyrë në studio në vend të tij ka qenë i ulur Agim Jonuz dhe Srbov ka refuzuar të ulet për të debatuar sepse ai e ka pranuar pikërisht ftesën se do të prezantojë edhe Millçin. Srbov i bën thirrje Millçinit për debat kur të dojë dhe në cilën do media.