Kriza politike sa thellohet, aq më tepër dhe beteja për zgjedhjet lokale për të parin e komunave bëhet e fortë ne mës subjekteve politike shqiptare. Disa kryetar aktual të komunave kalkulojnë t’i hyjnë dhe njëherë garës për të parin e komunës, e disa subjekte politike që garojnë për herë të parë fuqishëm po menaxhojnë brenda me kandidatët e tyre që duket se po mbahen të fshehtë.
Komuna e Tetovës është komuna e vetme që gara aty bëhet më e fortë se kurdoherë tjetër. Një qytet që endet mes ndryshimit dhe izolimit. Komuna e Tetovës, edhe pse është ndër komunat që duhet të lëvizë me shpejtësinë e duhur, ajo përkundrazi po ecën me ritme jo të nevojshme për dinamikën që ka si qytet universitar.
Pretendetët kryesor për të parin e komunës së Tetovës nga radhët e BDI-së, duket se janë kryetarja aktuale e Tetovës, Teuta Arifi në njërën anë, ndërsa Hazbi Lika në tjetrën anë. Dy pretendentë të këtij subjekti politik duket se kanë hapur betejën për të parin e komunës së Tetovës nga radhët e BDI-së. Kujtojmë se kryetarja aktuale e Tetovës, znj. Teuta Arifi në premtimet e saja parazgjedhore premtoi pafund, duke premtuar se nëse ajo ulet në të parin e kësaj komune do të bënte për qytetin e Tetovës: Parkingje nëntokësore, transport publik, Tetova, qendër biznesore, moshapjen e bulevardit të shumëpërfolur “Blagoja Toska” dhe pastrimin e deponisë së egër në hyrje të qytetit, dhe krejt në vend të këtyre premtimeve ajo nuk bëri as Parkingjet nëntokësore, as transportin publik, as Tetovën, qendër biznesore dhe as Tetovën pa deponi të egër qytetarët e kësaj komuna nuk patën fatin ta shohin qytetin e tyre ashtu siç ajo premtoi krahas votave që iu besua nga qytetarët.
Ndërsa në anën tjetër z. Hazbi Lika njihet si emri që më së shumti guxoi të menaxhojë me komunën e Tetovës, pasi ai i pari guxoi të hape bulevardin, që për shumë qytetar ishte tabu, ai hapi dhe e ndërtoi bulevardin “Ilindeni”, duke liruar kështu një prej arterieve më kryesore të qytetit. Hazbi Lika gëzon një autoritet te qytetarët, pasi ai dha dhe kontribute tjera kombëtare për shoqërinë shqiptare, për të cilën gjithkush nga një pjesë dërrmuese e qytetarëve e ka të qartë.
Pretendetët kryesor për të parin e komunës së Tetovës nga radhët e LR PDSH-së, duket se janë ish shefi i financave të komunës së Tetovës z. Adnan Neziri, dhe nga ana tjetër z. Arif Selami, inxhinjier i shkencave kompjuterike. Pretendenti kryesor nga radhët e LR PDSH-së, z. Adnan Neziri njihet në opinionin publik të qytetit të Tetovës si njeriu që menaxhoi me financat publike të qytetarëve të komunës së Tetovës në mënyrën më transparente të mundshme, dhe që në bazë të punës së tij duket se, edhe pse atëherë komuna ishte në një luftë të ashpër me pushtetin për të penguar sa më shumë punët e kësaj komune, që e vetmja mekanziëm ishte të bënin dëm qytetarëve të komunës së Tetovës. Adnan Neziri njihet si njeri shumë profesional dhe autoritativ në qytet, ku si përherë është i gatshëm të marrë përgjegjësi të mëdha për shoqërinë që mund ta kthejë ndryshimin e duhur për komunën e Tetovës. Gjithsesi se dhe pretendenti tjetër z. Arif Selami mbetet një i përkushtuar për detyrat e tij publike dhe që preciziteti i tij duket se mund të futet në garë për të parin e kësaj komune.
Pretendetët kryesor për të parin e komunës së Tetovës nga radhët e Lëvizjes BESA, duket se janë myftenia aktual i qytetit të Tetovës, z. Qani Memeti dhe dr. Nexhmedin Kahremani. Ndërsa nga PDSH-ja përmenden emrat e Arben Demirit dhe Luan Tresit për të ulur në të parin e komunës së Tetovës. Të gjithë këta emra nga subjektet politike shqiptare për të parin e komunës së Tetovës, duket se janë pretendent për të menaxhuar me komunën e Tetovës, për të cilën qytetarët duhet të vendosin përballë gjithë këtyre kandidatëve të fortë për të ardhmen e tyre se kush realisht do t’i menaxhojë për 4 vite në pushtetin lokal të kësaj komune aq të rëndësishme, siç është qyteti i Tetovës.

©fol.mk