Ish-Kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur tifozët e mbledhur në stadiumin “Air Albania”, mbrëmjen e djeshme, për përballjen Partizani – Tirana, të cilët nuk e kanë lënë pa e shprehur për të dytën herë, indinjatën kundër kryeministrit Edi Rama.

“Shpërthen urrejtja e tifozëve në stadium me “Rama ik”! – shkruan Berisha në Fb. – Nderim tifozëve për goditjen e rëndë publike që i dhanë Edvin Mafisë!” Në vijim, ish-kryeministri publikon videon ku dëgjohen thirrjet e revoltës.

Shperthen urrejtja e tifozeve ne stadium me “Rama ik”!Nderim tifozeve per goditjen e rende publike qe i dhane Edvin Mafise! sb

Gepostet von Sali Berisha am Samstag, 14. Dezember 2019