Kryeministri Zoran Zaev sot do të ketë fjalim në hapjen e stërvitjes rajonale “Luftëtarë të huaj terroristë:

Promovim i parandalimit dhe rezistencës”. Në këtë ngjarje fjalime do të kenë edhe ambasadori amerikan në vend Xhes Bejli, si dhe ambasadorja e OSBE-së në Maqedoni, Nina Suomalainen. Stërvitja rajonale, është organizuar së bashku nga Misioni i OSBE-së në Shkup, Ambasada e SHBAsë dhe Konsorciumi Partneritet për paqe, në bashkëpunim me Zyrën e Komitetit nacional për luftë kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit dhe do të përfshijë pjesëmarrës nga

Komiteti nacional, organizata joqeveritare, media, ekspertë dhe bashkësi fetare nga vendi dhe rajoni. Qëllimi i stërvitjes është përforcimi dhe avancimi i qasjes në vend në luftën kundër terrorizmit dhe zgjerimit të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që çon drejt terrorizmit, si dhe rritjes.