“Shumë të respektuar të pranishëm, meqë jemi në vigjilje të zgjedhjeve presidenciale, dëshiroj të theksoj edhe dy-tri gjëra për këtë temë. Ashtu siç e dini tashmë, ne në këto zgjedhje e mbështesim një kandidat të përbashkët të më shumë partive dhe etnive. Kështu kemi dëshmuar se mund të ngrihemi mbi kufirin tonë etnik e politik dhe të shohim përtej gardheve të këtilla. Stevo Pendarovski nuk është vetëm maqedonas, as nuk është vetëm i LSDM-së, madje nuk është vetëm i krishterë. Ai është metafora e një kandidati që mund të na përfaqësojë të gjithëve: është mbipartiak, nuk ka paragjykime etnike e religjioze, është personalitet akademik i kompletuar dhe është kandidati më inkluziv në këtë moment. E sa për kandidaturën shqiptare, derisa jemi të bindur se nuk ka gjasa teorike që një shqiptar, me vota popullore, të bëhet president i shtetit dhe derisa e dimë se partitë opozitare e bëjnë vetëm këtë për kalkulime politike, ndërsa në anën tjetër kemi një kandidat që seriozisht i përmbush kërkesat dhe pritjet tona, ne duam të jemi të sinqertëve para votuesit tanë. Nuk duam që punën e sotme ta lëmë për nesër. Nëse edhe ata nesër do ta mbështesin z. Pendarovski, pse nuk e bëjnë këtë sot dhe kështu të përfundojë ky proces? Kujt i duhet raundi i dytë dhe kujt i duhet kjo krekosje politike?

Mua më vjen mirë edhe personalisht, që me kandidimin e z. Pendarovski edhe disa parti të tjera shqiptare po e korrigjojnë gabimin e vitit 2014. Më mirë vonë se kurrë, themi ne”, ka thënë kryetari i Alerarnativa, Afrim Gashi.