Ju lutemi, kupolla partiake e BDI-së skajshmërisht po nënvlerëson intelegjencën e anëtarësisë dhe simpatizuesëve të saj . Shikoni se si praktikojnë stile dhe metoda staliniste me vendime arbitrare për shkarkime të kryetarëve të strukturave partiake.
Stili se -JENI TË SHKRKUAR DHE NUK KENI TË DREJTËN E RIZGJEDHJES NË TË NJËJTIN FUNKSION PARTIAK dhe se duhet ti ndjekni instrukcionet e koordinarorit të caktuar- është formë INFORMBIROYSTE dhe moralisht denigruese. Pra nuk ju jepet mundësia strukturave aktuale të zbatojnë vendimin në rrugë statutare .

Ky stil mbase në shikim të parë duket i ngjashëm me ate të social demokratit Zoran Zaev lidhur e strukturimin e partisë, mbase qëllimet ,motivet dhe mënyra janë të ndryshme.

Lidershipi i Bashkimit Demkratik për Integrim ndjehet i dekoncentruar mbase edhe skajshmërisht i deprimuar.Në vend që ata vetë të dorëhiqen nga skena politike, ata me vendime arbitrare duan të ngulfatin zërin e anëtarësisë intelegjente të BDI-së dhe të ,,blejnë,, heshtjen dhe mllefin e tyre për aubuzimet e dëgjuara të kupollës partiake, duke ofruar joshje me funksione të ndryshme në ,,tepsinë,, e madhe të pushtetit .

Këtë lidership, me këtë stil aq më tepër e shpërfaq hipokrite, procesi i paralajmëruar pak javë më parë, ai ishte procesi i ,,VETTINGUT,, në Bdi.

E tani cili komision do të bëjë ,,vettingun,, e të parëve të degëve dhe nëndegëve që presin ti ,,zgjedhin,, së shpejti, apo nuk ka kohë për vetting ?!.

Kështu siç po shkojnë punët me keqardhje mund të konstatojmë se nuk do të kishte kandidat më adekuat për kryetar komisioni për të zbatuar vettingun në këtë subjekt politik më mirë, më sakt dhe më drejt, se sa shumë i përfoluri ditëve të fundit ,,El CHEKAA,, !

(q/a)