strugaNdërtimi i një spitali të ri për ortopedi dhe traumatologji, ndërtimi i një marine në liqenin e Ohrit, plazhi i ri në Lubanishtë, pajisje të reja në spitalin e Ohrit janë vetëm disa nga projektet kapitale që kryeministri Nikolla Gruevski i promovuar këtë fundjavë në Ohër. Kohët e fundit u hodh edhe gurthemeli për ndërtimin e një pishine të mbyllur në Ohër. Ndërkohë pishina në Strugë është e shkatërruar, ndërsa spitali i Strugës ka nevojë për rindërtim. Në këtë qytet nuk është investuar thuajse asgjë nga pushteti qendror, reagojnë afaristët dhe banorët e Strugës.

“Struga 100% është lënë pas dore dhe kjo duket. Në Strugë asgjë nuk është bërë nga ana e shtetit. Nëse komuna ka para, po nëse nuk ka çfarë do të bëjë?”.

Nga LSDM-ja thonë se me buxhetin për vitin 2016 Struga është harruar nga pushteti dhe nuk janë pranuar sugjerimet e tyre për ndërtimin shtesë të spitalit dhe rikonstruksionimin e pishinës së mbyllur. Për aeroportin sportiv në fshatin Kalishtë i cili u paralajmërua se do të ndërtohet në vitin 2014, nuk ka fonde as këtë vit. Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Liljana Zaturoska tha se në programet e ministrive janë paraparë më shumë projekte si terrene sportive në disa vendbanime, dhe rikonstruksionim i rrugës Strugë-Drasllajcë-Tatesh. Por, nga komuna thonë të kundërtën. Sipas saj, qeveria vazhdon të anashkalojë dhe degradojë institucionalisht Strugën që dëshmohet me mungesën jo vetëm të investimeve por edhe me gjobat dhe bllokimit të atyre pak mjeteve që lëshohet në arkën e saj.(Alsat-M)