Mijëra palaço këtë vit do të jenë pjesë e karnavalit në Rio. Shkolla e sambas Sao Klemente që do të marr pjesë në karnaval përgatitet të performojë në mënyrë më gazmore në performancën e saj, duke përgatitur kostumet e palaçove me të cilët do të performojnë në karnavalin më të famshëm në botë, që mbahet në Brazil.

“Kjo nuk është një temë shumë e komplikuar, e tregon historinë e palaçove dhe zhvillimin e tyre deri më sot”, tha Rosa Magales, drejtor i shkollës Sao Klemente.

Përgatitjet për karnaval janë një nga bizneset më të njohura në botë, çdo vit me mijëra artistë dhe disenjatorë janë të angazhuar për të. Në Brazil, papunësia është në rritje, kështu që ngjarja konsiderohet si një mundësi e mirë për përfitim sezonal. Nëpërmjet performimit me palaço shkolla e sambas Sao Klemente shpreson ti japë qytetit një arsye shtesë për tu buzëqeshur.

brazil