Në Strugë ka nisur sezoni turistik. Temperaturat e larta kanë bërë që turistët të mbërrijnë në qytezën piktoreske turistike. Ndërsa numri i madh i turistëve janë nga vendi. Ditëve të ardhshme pritet që të mbërrijnë edhe mërgimtarët, që janë në numër të madh dhe që çdo verë kalojnë pushimet në vendlindje. Hotelierët dhe pronarët e lokaleve të tjera thonë se janë në pritje të një sezoni më të pasur, në krahasim me sezonet e kaluara.