Deri më 3 shkurt zgjat afati për aplikim për bursa për studentët nga bashkësia etnike rome për vitin akademik 2016/2017, të cilat Ministria e Arsimit dhe Shkencës filloi t`i ndajë vitin e kaluar.

Për shkak të interesit të madh dhe suksesit në studime të shfrytëzuesve të bursave për vitin 2015/2016, këtë vit do të ndahen 50 bursa, gjegjësisht 18 më shumë nga viti i kaluar, njoftoi sot në konferencë për shtyp zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski. 

Bursat janë në vlerë mujore prej 5.000 denarë dhe do të paguhen nëntë muaj, gjegjësisht gjatë kohëzgjatjes së studimeve. Janë siguruar nga buxheti i MASH-it.

Në konkursin e publikuar janë theksuar dokumentet e nevojshme të cilat kandidatët duhet t`i dorëzojnë deri te MASH-i në përfundim me ditën e fundit të konkursit – 3 shkurtin, si dhe kushtet për aplikim.

Në pyetjen e gazetarëve nëse pushimi dimëror për nxënësit do të vazhdohet për shkak të borës dhe gripit, Ristovski u përgjigj se për prolongimin e pushimit kanë iniciativë nga një komunë dhe pasi do ta shqyrtojë, MASH këto ditë do ta kumtojë qëndrimin.