Rinor Shaqiri është njëri nga nxënësit që ka përfunduar shkollën e mesme në qytetin e Kumanovës e që studimet ka vendosur t’i vazhdojë në Austri. Sipas tij, ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk i lëshon njërin nga dokumentet e nevojshme për regjistrim jashtë vendit. Sipas tij, është fjala për një dokument i cili verifikon se personi në fjalë ka të drejtë të vazhdojë jashtë vendit drejtimin përkatës për të cilin aplikon. Ai thotë se nga dikasteri i Arsimit fillimisht i kanë thënë se brenda katër ditësh do të ketë përgjigje por edhe një muaj pas kërkesës, ai nuk është pajisur me këtë vërtetim. Rinori madje thotë se e ka lëshuar afatin e parë të regjistrimit shkaku i mungesës së këtij dokumenti, njofton Alsat M.

Kërkesën e kam bërë para katër javësh, saktësisht më 28 shtator por përgjigje nuk më kanë kthyer as pozitive, as negative. 0:46 Më kanë thënë se për katër-pesë ditë, e shumta një javë do të marrësh përgjigje por akoma nuk më kanë kthyer përgjigje. Kam pasur kontakt me nëpunës të ministrisë së Arsimit më kanë thënë se nuk ka mbërritur ende kërkesa prej arkivit por unë isha sot në Arkiv dhe pyeta, më thanë se kërkesa maksimum 24 orë qëndron në Arkiv dhe në fund të orarit të punës i dërgojmë nëpër sektore dhe i përpunojmë, por ata nuk më kanë njoftuar. 2:24 Ai nëpunësi i Ministrisë së Arsimit vetë e pranoi se ua ka bërë 50-100 personave këto dokumente, por se tash nuk mund t’i bëjnë më- tha studenti Rinor Shaqiri.

Nga ministria e Arsimit dhe Shkencës hedhin poshtë pohimet se ajo pengon procedurën e studimeve jashtë vendit, duke thënë se studentit i janë dhënë të gjitha vërtetimet të cilat janë në komptencë të ministrisë. Dikasteri i arsimit shprehet kompetent vetëm për vërtetimin për validitetin e Diplomës së tij, të cilën thotë se nxënësi tashmë e ka marrë.

Ju njoftojmë se ministria e Arsimit dhe Shkencës i është përgjigjur personit në fjale me përgjigje zyrtare. Në përgjigje është theksuar se kualifikimi, gjegjësisht diploma e shkollës së mesme të Maqedonisë i mundëson që të regjistrohet në shkollim të lartë brenda ose jashtë vendit, në përputhje me kriteret dhe kushtet për regjistrim. Kjo do të thotë se përmes letrës e vërtetojmë validitetin e diplomës së tij. Por ne nuk mundemi t’i vërtetojmë nëse ai do të jetë i pranuar në studime konkrete nga ana e një Universiteti- thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Sipas të dhënave të ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, viteve të fundit numri mesatar i nxënësve që shkojnë për studime jashtë vendit brenda një viti është 10, ndërkaq ka pasur përjashtim viti 2015 dhe 2016 kur numri i nxënësve që kanë marrë dokumentacionin e nevojshëm për studime jashtë vendit ka qenë rreth 40. /Fol/