Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski sot deklaroi se negociatat për autostradat nuk janë të bllokuara dhe se tani për tani nuk ka momente të reja.

“Negociatat nuk janë të bllokuara, ndërkaq nuk ka momente të reja. Nga hera e fundit kur dhashë deklaratë, nuk ka momente të reja. Vazhdojmë me negociatat dhe kur do të ketë momente të reja do të informoheni”, tha Sugareski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë takimit të sotëm në BNJVL.